Automjetet e vogla
Cilësia dhe besueshmëria janë garancia kryesore që ofron Mercedes-Benz për çdo posedues të një mjeti Mercedes. Për të garantuar më shumë siguri për klientët, çdo automjet i ri Mercedes-Benz, i blerë pranë Auto Star Albania, përfshin garancinë 2 vjeçare dhe pa kufizim kilometrash. Periudha e garancisë së automjetit Mercedes-Benz, fillon në datën e lëshimit të faturës së shitjes së mjetit dhe nuk përfshin pjesët e konsumit.
Mercedes-Benz dhe Auto Star Albania marrin përsipër çdo pasaktësi apo defekt që mund të jetë shkaktuar nga një gabim në linjën e prodhimit. Garancia siguron mbështetje të plotë dhe nëse pasaktësitë apo defektet e automjetit nuk janë brenda kushteve dhe periudhës së garancisë, koha e riparimit përfshihet në paketë për të gjithë periudhën e garancisë (zbatohet vetëm për defektet që janë pjesë e garancisë).
Kushtet e garancisë janë të vlefshme nëse të gjitha shërbimet që nga dita e parë janë kryer në kohën e duhur dhe nëse procedurat e riparimit, montimit apo çmontimit të pjesëve të këmbimit të mjetit janë kryer në servisin e Auto Star Albania.
Për informacion më të hollësishëm për paketën e plotë të garancisë ju lutem referojuni kontratës së garancisë për mjetet e vogla ose mund të na kontaktoni ne.
Mobile: +355 69 409 1643
E-mail: servisi@mercedes-benz.al