Përfaqësues i Shitjeve për Furgonët
Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin:
Përfaqësues i Shitjeve për Furgonët, Departamenti i Shitjeve.
Përshkrim i shkurtër i vendit të punës:
Përfaqësuesi i Shitjeve për Furgonët, Departamenti i Shitjeve, në përputhje me objektivat dhe strategjinë e Departamentit të Shitjeve identifikon, zhvillon dhe mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe klientët potencialë. Ai zhvillon dhe ndjek planin e punës për rritjen e shitjeve të furgonëve, duke përdorur të gjitha motodat e arsyeshme të kërkimeve për klientë potencialë. Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjes së furgonëve (në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve personale).
- Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjeve për furgonët, përfshirë dhe kërkimin për klientë të rinj potencialë, në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve.
- Njofton dhe mban kontakte periodike me klientët ekzistues dhe klientët potencialë të interesuar për modelet e reja gjendje në showroom, ofertat dhe mundësitë.
- Identifikon dhe përcakton nevojat dhe kërkesat e klientëve ekzistues dhe klientëve potencialë.
- Përgatit ofertat për klientët ekzistues dhe klientët e interesuar.
- Këshillon klientët në showroom dhe ambientet e jashtme, me ndihmën e përdorimit profesional të sistemeve të këshillimit të klientëve të mundësura nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.
- Prezanton modelet, veçoritë, risitë dhe opsionet e modeleve të reja dhe modeleve gjendje në showroom (përfshirë dhe organizimin e Test Drive).
- Plotëson të dhënat për klientëve që nuk janë të rregjistruar si të tillë në bazën e të dhënave të kompanisë.
- Përditëson të dhënat dhe kërkesat e klientëve të rinj dhe atyre ekzistues dhe adreson për zgjidhje të gjitha çështjet dhe kërkesat e tyre.
- Harton dhe zbaton plane të detajuara javore dhe raporton periodikisht tek eprorët për ecurinë e planit.
- Organizon dorëzimin e automjeteve dhe sigurohet që klienti të jetë i qartë për funksionet e mjetit, garancinë dhe dokumentacionin përkatës.
- Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për procesin e shitjes deri në përfundimin e plotë të procedurave të shitjes dhe dorëzimin e automjetit/automjeteve.
- Merr pjesë në aktivitete, takime dhe trajnime të ndryshme për shitjet të organizuara nga përfaqësia dhe prodhuesi.
- Koordinon veprimtarinë ditore të shitjeve me kolegët e Departamentit të Shitjeve.
- Përmirëson kënaqësinë e klientit gjatë gjithë përvojës së blerjes.
- Bashkëpunon me Departamentin e Financës për zhvillimin dhe koordinimin e praktikave më të mira për qasjen më efektive të shitjeve.
- Mbështet drejtuesit e departamentit të shitjeve për arritjen e objektivave.
- Raporton tek menaxheri i Departamentit në lidhje me objektivat, aktivitetet, rishikimet dhe analizat sipas planifikimit.
- Në varësi të nevojave të departamentit angazhohet dhe në detyra të tjera shtesë.
- Demostron sjellje të shkëlqyer në përputhje me vlerat e kompanisë dhe markës në të gjitha ndërveprimet me klientët, bashkëpunëtorët dhe shitësit.
Kualifikimet e nevojshme:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë (preferohet dega Inxhinieri Mekanike).
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit.
- Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh përbën eksperienca në shitjen e mjeteve të punës, kamionëve).
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
- Të jetë i përkushtuar dhe serioz në punë.
- Të ketë minimumi leje drejtimi të klasit B (mundësisht të klasit C, lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).
- Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike veçanërisht paketën Office (E-mail, Excel, Word, Power Point etj).
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
- Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.
Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe sokol.kodra@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.
*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.