Shërbimi “Servis 24 orë” ofron zgjidhje për çdo problematikë që mund të keni me Mercedesin tuaj. Në raste aksidenti, dëmtimi apo problemi me automjetin tuaj, eskpertët tanë ju vijnë në ndihmë 24/7.
Pavarësisht vendndodhjes tuaj, në Shqipëri apo jashtë, mjafton të telefononi në numrin e shërbimit dhe ekspertët tanë do t’ju suportojnë me informacion të detajuar, profesional dhe mbështetje organizative. Garancia e automjetit të ri Mercedes-Benz është e vlefshme për 24 muaj pa kufizime të kilometrazhit.
Ky shërbim përfshin; 24 orë lidhje operative, tërheqje e automjeteve nga larg, nisje nga vendi ku ka ndodhur problemi i automjetit për të eleminuar defektet e vogla në përshtatshmërinë e tij dhe dërgimi i automjetit në servis.
Të gjitha shërbimet janë në përputhje të plotë me standartet dhe instruksionet e Daimler AG, të cilat kanë të përcaktuar rendin e shërbimin, afatet kohore, pjesët e këmbimit origjinale dhe rregullat e ekzekutimit të garancisë.
Shërbimi “Servis 24 orë” ndihmon klientët e Mercedes-Benz të gjejnë një zgjidhje të saktë dhe të shmangin çdo problematikë apo situatë të paparashikuar, në çdo kohë dhe çdo rrethanë.
Mobile: + 355 69 409 1643
E-mail: 24h@mercedes-benz.al