Për një shërbim ekselent!
Për ne, cilësia dhe siguria janë motoja kryesore. Sepse ne nuk bëjmë kompromis me besueshmërinë. Jemi të përkushtuar për një shërbim ekselent për çdo klient. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se në raste shumë të rralla, mund të mos përmbushim pritshmëritë tuaja.
Për çdo vërejtje ose pakënaqësi, do të bëjmë çmos për të zgjidhur situatën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente. Nëse jeni i pakënaqur me shërbimin e servisit, kontaktoni menjëherë me konsulentët e servisit, të cilët do të shqyrtojnë me prioritet çdo ankesë dhe do të kontaktojnë menjëherë me ekspertët e shërbimit të servisit për evidentimin e rastit dhe shqyrtimin e ankesës.
Nëse dhe pas bisedës me konsulentët e shërbimit të servisit, mendoni se çështja juaj nuk është zgjidhur në mënyrën e duhur, na ndihmoni të analizojmë dhe të përpiqemi të zgjidhim ankesën tuaj, duke plotësuar formularin e ankesës, e cila do t’u vihet në dispozicion nga personeli i kujdesit ndaj klientit pranë pranimit të automjeteve. Ju lutemi plotësoni të dhënat e nevojshme në formularin përkatës, një përshkrim të qartë të ankesës tuaj dhe nëse është e mundur shoqërojeni me një kopje të çdo dokumentacioni mbështetës.
Nëse, ende mendoni se çështja juaj nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur, atëherë mund të kontaktoni personalisht me menaxherin e shërbimit të kujdesit ndaj klientit dhe shërbimit të servisit. Në varësi të rrethanave, do të shqyrtohet rasti në fjalë dhe do t’iu informohet me shkrim për rezultatet e verifikimit dhe të çështjes së ngritur nga ju. Në të shumtën e rasteve do të duhet të shqyrtojmë procedurat hap pas hapi për të kyer të gjitha verifikimet e nevojshme. Synimi ynë është që çdo ankese t’i japim zgjidhje të plotë brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesës me shkrim.
Mob: +355 69 709 3094
+355 68 809 9902
E-mail: ankesa@mercedes-benz.al