Vende Vakante

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin: Konsulent i Shërbimit (Service Advisor) – Departamenti i Pas Shitjes.

Konsulenti i Shërbimit (Service Advisor), është përgjegjës për komunikimin me klientët në lidhje me nevojat e tyre për riparimin e automjeteve dhe përcjelljen e informacionit tek teknikët e shërbimit.

Përgjegjësitë :

  • Përshëndetja e klientëve dhe drejtimi i tyre tek një teknik i disponueshëm
  • Konsultimi me teknikët për riparimet e nevojshme dhe alternativat që mund të ofrohen
  • Përgjigjje e pyetjeve të klientëve në lidhje me rezultatet e shërbimit dhe konsultimi me teknikët kur është e nevojshme
  • Informimi i klientëve në lidhje me kostot dhe shërbimet e garancisë
  • Mbikëqyrja dhe menaxhimi i planifikimit dhe rrjedhës së punës në servis
  • Informimi i klientëve për ndryshimet në shërbim ose kur automjeti i tyre është gati për t’u marrë

Aftësitë:

  • Aftësi në shërbimin ndaj klientit: Ofron vlerësime dhe planifikon takime duke qenë i sjellshëm dhe miqësor me klientët. Të jetë në gjendje të trajtojë ankesat e klientëve në mënyrë diplomatike dhe të sjellshme.
  • Aftësi në komunikim: Si një ndërlidhës ndërmjet klientit dhe teknikut, ai duhet të jetë në gjendje të shpjegojë qartë rekomandimet e teknikut për riparimin e automjeteve të klientëve.
  • Aftësi në të kuptuarit: Të jetë në gjendje të kuptojë pyetjet dhe shqetësimet e klientëve, si dhe atë që thuhet kur teknikët japin rekomandime komplekse shërbimi.
  • Ekspertiza inxhinierike dhe mekanike: Të ketë njohuri të gjera në këto fusha është thelbësore kur analizon dokumente teknike komplekse, kur porosit pjesë këmbimi etj.
  • Aftësi në për zgjidhjen e problemeve: Të jetë në gjendje të mendojë shpejtë dhe t’i zgjidhë shpejt problemet kur klientët ndryshojnë mendje për punën e shërbimit, kur riparimet zgjasin tej orarit të punës apo kur pjesët vijnë me vonesë.
  • Shkathtësi në matematikë dhe të shkruar: Këshilltarët e Shërbimit përgatisin dhe llogaritin vlerësimet në mënyrë që të kesh aftësi të mira matematikore dhe të të shkruarit janë një pjesë thelbësore e punës.

Përvojat e mëparshme:

  • Shërbimi ndaj klientëvë: preferohet me përvojë pune me marëdhënie me klientët mbi 2 vite
  • Preferohet me aftësi shitje, përvojë pune mbi 2 vite
  • Preferohet me përvojë pune në serviset e e shërbimit dhe riparimit të automjeteve mbi 2 vite
  • Preferohet të ketë përfunduar studimet ne programin bachelor inxhinieri mekanike, ose në një shkollë të mesme profesionale për automjetet
  • Kanë përparësi kandidatët që kanë përvojë në një dealer atomjetesh si teknik mirëmbajtje dhe riparimi, teknik riparimesh, menaxher servisi automjetesh etj.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al  duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin: Lavazhier – Departamenti i Pas Shitjes.

Aftësi / Kualifikime:

  • Të jetë i aftë për të punuar në këmbë për periudha të gjata kohore
  • Të jetë i aftë për të ngritur sende me peshë mesatare
  • Të jetë disponibël për të punuar në të gjitha kushtet atmosferike
  • Të ketë shkathtësi për të dorëzuar automjetet e lara tek klientët në kohë rekord
  • Të jetë i aftë për të bashkëvepruar në mënyrë etike me kolegët e punës dhe klientët
  • Të ketë patentë shoferi të vlefshme dhe aktuale

Përgjegjësi / Detyra:

  • Të realizojë procesin e larjes dhe të përdorë pajisjet e larjes së makinave
  • Të pastrojë zonat shumë të ndotura dhe të vështira të automjetit
  • Të kryej mirëmbajtjen periodike të pajisjeve të përdorura në larje për t’i mbajtur ato në gjendjen e duhur të punës
  • Të kryej pastrimin e objektit dhe të sigurohet që gjithçka të mbahet në vendin e duhur dhe të organizuar
  • Të përdorë tuba/zorrë uji, furça, kovat e sapunti, fshesat, veglat e dorës, pistoletat e larjes etj
  • Të sigurohet që fshesat të mos bllokohen, koshat e plehrave të zbrazen dhe tubat të varen siç duhet

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al  duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin: Auditues / Departamenti i Auditit të Brendshëm.

Raporton: Eprorit / Administratorit

Përgjegjësitë / Detyrat:

  • Të zbatojë detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi dhe përshkrimit të vendit të punës si dhe planeve të punës të miratuara nga Drejtuesi i Departamentit përkatës.
  • Të informojë eprorin direkt mbi rezultatet e punëve në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to.
  • Të rrisë kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tyre të përditshme.
  •  Të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
  • Të respektojë rregullat e etikës në kontaktet zyrtare me eprorët dhe kolegët e tij.
  • Të përgatisë raporte përfundimtare të dhënash, duke i paraqitur dhe shpjeguar gjetjet udhëheqësve të lartë.
  • Të monitorojë/auditojë aktivitetin e biznesit në mënyrë periodike.
  • Të ndjekë qarkullimin e parasë për t’u siguruar që të gjitha fondet janë llogaritur siç duhet.
  • Të ekzaminojë të dhënat e një njësie biznesi, të kryejë intervista auditimi me mbikëqyrësit dhe menaxherët dhe të vëzhgojë operacionet normale.
  • Të krijojë raporte auditimi dhe të përmbledhë gjetjet dhe rezultatet.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të jetë i/e artikuluar dhe serioz në punë.
  • Të jetë i/e përkushtuar dhe kërkues në punë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike veçanërisht paketën Office (E-mail, Excel, Word, Power Point etj).
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicion të ngjashëm.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

2023 All right reserverd © Mercedes-Benz Albania
Design by Gremza