Një siguri më shumë…
Çdo klient përveç kërkesës specifike për mirëmbajtjen periodike (ndërrim vaj dhe filtra) apo ndërrimit të pjesëve të veçanta, sipas dëshirës mund të kërkojë kryerjen e ekzaminimit dhe kontrollit të mjetit. Kontrolli periodik i mjetit garanton sigurinë tuaj, jetëgjatësinë e mjetit dhe shmang kostot e panevojshme.
Varësisht kërkesës së vetë klientëve, përveç ekzaminimit elektronik (diagnozës), servisi ynë mund të aplikojë dhe kontrollin fizik të automjetit tuaj ose të dy kontrollet, të cilat kryehen në një kohë realivisht të shkurtër. Nëse Mercedesit tuaj i duhet ndonjë riparim i vogël, ne mund ta bëjmë këtë, ndërsa ju prisni në ambientet relaksuese të barit tonë. Ju mjafton të uleni dhe të shijoni kafenë.
Në çdo rast për të shmanguar pritjet, ju rekomandojmë të kontaktoni me konsulentët e shërbimit të servisit dhe të prenotoni paraprakisht për shërbimin e diagnozës.
Diagnostikimi elektronik Star
Cilësia dhe siguria janë dy prej komponentëve kryesorë të servisit të autorizuar nga Mercedes-Benz. Aparaturat speciale, pajisjet moderne, aparatet diagnostifikuese të teknologjisë më bashkëkohore dhe përvoja e pakrahasueshme e stafit tonë, janë vetëm disa prej avantazheve që ne ofrojmë për klientët tanë. Në momentin që ju dorëzoni automjetin tuaj në një servis të autorizuar nga Mercedes-Benz, do të jeni të sigurtë që Mercedesi juaj do të ekzaminohet me saktësi maksimale falë sistemit XENTRY të diagnozës, i aksesueshëm vetëm nga rrjeti i serviseve të autorizuara.
Përfitimet e XENTRY:
Mob: +355 69 709 3094
+355 68 201 2710
+355 69 700 9783
+355 68 209 1645
E-mail: servisi@mercedes-benz.al