Autoveturat Mercedes-Benz

Më i miri që nga viti 1886! Mercedes-Benz ofron një portofol të gjerë produktesh, duke filluar nga modelet kompakte deri tek modelet luksoze, një shumëllojshmëri që vazhdon të zgjerohet me modele të reja vit pas viti. Mercedes-Benz ka zgjeruar dhe rinovuar gamën e vet të automjeteve në të gjitha segmentet dhe vitet e fundit ka prezantuar modele të reja. Auto Star Albania është përfaqësues zyrtar për Shqipërinë dhe të gjitha modelet më të fundit Mercedes-Benz janë prezente për ekspozim në të njëjtën kohë me përfaqësitë europiane.

Mercedes-AMG

Mercedes-Benz me performancën më maksimale të mundshme dhe marka numër një e modeleve sportive në botë gjithashtu është eksluzivitet i Auto Star Albania. Si një degë 100% e Daimler AG, Mercedes-AMG GmbH është e specializuar në zhvillimin e automjeteve unike të performancës së lartë nga Mercedes-Benz. Në showroom-in tonë vazhdimisht gjenden të ekspozuara modelet më të kërkuara dhe më të pëlqyera nga klientët. Modelet e veçanta mund të porositen të personalizuara sipas preferencave të vetë klientëve, ndërsa dorëzimi i tyre arrihet në një kohë të shkurtër.

Mercedes-Maybach

Gama e produkteve të segmentit më të lartë ekskluziv Mercedes-Maybach gjithashtu është eksluzivitet i Auto Star Albania për Shqipërinë. Mercedes-Maybach shquhet për modelet prestigjoze që plotësojnë kërkesat e veçanta të konsumatorëve në aspekte që lidhen me luksin dhe komoditetin. Varësisht kërkesave dhe preferencave të klientëve, modelet Mercedes-Maybach mund të porositen të personalizuara sipas dëshirës së vetë klientëve, ndërsa dorëzimi i tyre bëhet në kohë reale.

Mercedes-Benz Vans

Kërkesat e vazhdueshme për shërbime që plotësojnë nevojat e klientëve tanë është ajo që ne na motivon çdo ditë. Auto Star Albania ka eksluzivitetin për shitjen dhe servisimin e të gjitha modeleve të minifurgonëve dhe furgonëve Mercedes-Benz. Citan është një zgjidhje ideale për shpërndarje të shpejtë brenda qytetit, Vito është një ‘partner’ klasik dhe i gjithanshëm që mund të mbështeteni në çdo rrethanë. Sprinter gjithashtu është zgjidhja ideale për të gjithë bizneset dhe mund të përshtatet deri në 1 700 modele të ndryshme.

Kamionët Mercedes-Benz

Nuk ka rëndësi profili dhe nevojat e biznesit tuaj, Mercedes-Benz ofron zgjidhje ideale për të gjitha kompanitë dhe të gjitha llojet e transportit, qofshin ato ngarkesa të vogla apo të mëdha. Ofrojmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë sektorët përmes modeleve të ndryshëm të kamionëve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj. Me përjashtime të vogla të gjitha modelet e kamionëve Mercedes-Benz janë gjendje në showroom-in tonë dhe mund të dorëzohen në çdo moment.

Mob:

+355 69 209 1638; +355 69 788 8959
+355 69 700 0036; +355 69 666 7444

E-mail: sales@mercedes-benz.al

2025 All right reserverd © Mercedes-Benz Albania
Design by Gremza